JOQ Albania
Home

Reshjet vazhdojnë deri në fundjavë, më të dendura në Tiranë e në jug
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshjet e shiut pritet që të vazhdojnë deri në fundjavë. Më të dendura pritet të jenë në zonën e Tiranës dhe në jug të vendit.

Meteorologia Adiola Bani ka thënë:

Do të vazhdojmë me reshje shiu mesatare dhe intensive në zonat qendrore dhe jugore.”

Kurse sot reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes. Situata vazhdon akoma të jetë e rënduar në Durrës, ku pas mbrëmjes së djeshme shume famije u përmbytën.

Më tej meterologia ka thënë:

Fundjava do të ketë reshje dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, por më pak shira. Fundjava do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturës duke bërë që në vlera maksimale të shënojë 18-19 gradë Celsius në fundjavë.’’

Sipas saj  15 ditëshi i parë i nëntorit do të jetë me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.