JOQ Albania
Home

Nga shtëpiake në xhihadiste/ Ja si u dashurua nëna e Alvinit me rekrtuesin e saj pasi e pa në ‘Youtube‘
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valbona Berisha lindi në Durrës më 1982. Më 5 dhjetor të 2016, autoritetet italiane të Gjykatës së Milanos, nën drejtimin e gjykatëses Manuela Scudeieri kanë firmosur urdhrin e arrestimit të saj me akuzën e pjesëmarrjes në organizmin e terrorizmit ndërkombëtar, pas hetimeve të kryera nga prokurorët Maurizio Romanelli e Alessandro Gobbis të Drejtorisë së Antiterrorizmit.

Ndaj saj rëndonte dhe akuza e sekuestrimit të një minoreni. Bëhet fjalë për nënën e Alvin Berishës, fëmijës së vogël me origjinë nga Shqipëria, i cili u rrëmbye nga nëna e tij, u largua nga familja dhe u dërgua në Siri.

Alvini mundi të shpëtohej sot dhe tani është i sigurtë. Ditën e nesërme pritet që ai të takojë babanë e tij dhe motrat.

Por kush ishte Valbona nëna e tij, para se të bëhej një luftëtare e ISIS?

Valbona Berisha ishte një shtëpiake e thjeshtë që jetonte me familjen e saj në Barzago të Italisë. Ajo u ‘’marros’’ pas videove të ISIS në Youtube dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj, të cilin e pa po në video.

Kjo dashuri e sëmurë e bëri që të braktiste burrin, vajzat dhe të rrëmbente djalin dhe ta merrte me vete në Siri.

Ajo krijoi kontakte në  internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Me burrin që u martua në Siri thuhet se pati edhe një fëmijë. Por sipas mediave italiane ajo ka ndërruar jetë.