JOQ Albania
Home

Largimi duket i sigurt, Granit Xhaka drejt transferimit në Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/11/2019 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas përplasjeve të fundit, Granit Xhaka do largohet nga Arsenali dhe kjo tashmë është e sigurt.

Divorci mund të vijë që në merkaton e janarit.

Ndërkaq, mediat angleze përpiqen të zbulojnë edhe të ardhmen e shqiptarit, teksa bëhet me dije që mesfushori është në radarin e Milanit.

Kuqezinjtë e Italisë janë gati të paguajnë shifrën e 40 milionë eurove për shërbimet e tij.

Sipas “Daily Express”, 27-vjeçari shihet si lojtar kyç për mesfushën e Milanit, ndaj kanë nisur të lëvizin “gurët” për shërbimet e tij.