JOQ Albania
Home

Grabitja e 13 milionëve në Postën e Krujës/ Djemtë i ‘tradhtuan’ shenjat e gishtërinjve, kush ishte ‘koka’ e grupit?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/11/2019 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

3 persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të grabitjesh prej 110 milionë lekësh në Postën së Krujës.

Në pranga janë vënë Mark Caka, Gazmir Caka, Hysen Kica, Bujar Tafa, Andi Rexhepi (Paturri) dhe Besnik Parruca.

“Koka” e grupit dyshohet se është Andi Rexhepi. Sipas informacioneve, dyshohet se të njëjtët persona kanë bërë edhe grabitje të tjera në bankomatet në autostradën Tiranë-Durrës.

Më parë edhe roja i këtij institucioni u vu në pranga për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Shenjat e gishtërinjve janë shenjat që vunë në pranga të rinjtë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura, makina të vjedhura dhe armë.

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit.

Autorët kanë pasur informacion të sigurt, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo që kishte 13 mln lekë dhe 1500 Euro brenda, teksa tjetra nuk është prekur.  Autorët kanë përdorur një kamionçinë frigoriferike për të transportuar parat e grabitura.