JOQ Albania
Home

Nga një zonjë bukuroshe, si u transformua në xhihadiste mamaja e Alvinit?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjati plot pesë vite makthi për vogëlushin Alvin Berisha në kampet e ISIS dhe në luftën në Siri, ku e ëma, Valbona Berisha, ishte luftëtare. Kujtojmë se Valbona, rreth 5 vite më parë, rrëmbeu të birin, Alvinin, nga shtëpia e tyre në Itali dhe u larguan drejt Sirisë.

Alvin ishte vetëm 6 vjeç në vitin 2014, kur Valbona vendosi ta ndajë nga motrat dhe i ati. Në fotot e publikuara nga “Corriere della Sera” vihet re ndryshimi i Valbonës.

Ajo duket si çdo grua e re, me freskinë e moshës, bukuroshe në fytyrë dhe me flokët e zeza. Por më pas, me kalimin e kohës, Valbona duket teksa vë shaminë. Sipas dëshmisë së të atit të Alvinit, gjithë ndryshimi i gruas erdhi papritur.

Pasi mori dhe vogëlushin e saj me vete, Valbona shkoi në Siri, ku u martua me një shqiptar xhihadist. Me të bëri edhe një fëmijë. Mirëpo, bazuar në raportimet e mediave italiane, gruaja ndërroi jetë për shkak të luftimeve dhe bombardimeve.

Më poshtë disa prej fotove që tregojnë transformimin e saj.

***

Burim: Corriere della Sera |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania