JOQ Albania
Home

Fermerët nuk stepen, qull mes shiut me pankarta para Ministrisë së Bujqësisë: Braktisni fermerët, keni braktisur Shqipërinë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/11/2019 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Megjithëse shiu ka pushuar Tiranën, populli i thjeshtë, një pjesë në Astir e pjesa tjetër para Ministrisë së Bujqësisë nuk stepet për të mbrojtur kauzat e tyre.

Fermerët ashtu siç paralajmëruan, janë mbledhur bashkë poshtë dritares së ministrit Blendi Çuçi duke kërkuar subvencionet nga qeveria dhe rimbursim për investimet e tyre.

Me pankarta goditëse në duar ku shkruhet: Nëse braktisni fermerët, keni braktisur Shqipërinë, nuk mund të punojmë vetëm për të paguar akcizën e naftës e shumë të tjera, ata kërkojnë zbatimin e premtimeve të pambajtura të qeverise, teksa i gjithë prodhimi u shkon dëm.

Mes thirrjeve “Ministri e turpit”, “S’jemi për lëmoshë”, ata kanë kërkuar që fondi që është përcaktuar për bujqësinë t’u jepet atyre.