JOQ Albania
Home

Tensione tek Unaza e Re/ Ultimatum banorëve: Deri të hënën lini shtëpitë! Plagoset punonjësi i IKMT
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/11/2019 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorëve të Unazës së Re u është dhënë ultimatumi deri të hënën për t’u larguar nga banesat e tyre. Punonjës të IKMT i kanë njoftuar ata ditën e sotme teksa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes dy palëve.

Në këtë çast banorët e Astirit u janë kundërpërgjigjur atyre duke hedhur sende të forta dhe molotov dhe duke i qëndruar kauzës të palëkundur.

Inspektori Arbër Bitraj, 50 vjeç ka mbetur i plagosur me mjete të forta është transportuar në Spitalin Ushtarak.

Pavarësisht reshjeve të shiut banorët e Astirit janë të palëkundur dhe shprehen të bindur se nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.