JOQ Albania
Home

Rama mburret me Alvinin, shqiptarët: Për ty do kishte vdekur, po të ish kokainë ndryshon puna
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama, me paturpësinë dhe pafytyrësinë më të madhe, ditën e sotme ka shpërndarë si arritje të tij lajmin e mirë për lirimin e Alvin Berishës nga kampi Al Hol në Siri. Sipas Ramës, kjo e mirë i erdhi vogëlushit falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit me italianët e me disa organizata të tjera.

Duket se kreu i qeverisë tonë e ka memorjen shumë afatshkurtër. Siç duket, e ka harruar që ka qenë emisioni italian “Le Iene” ai që shkoi deri në Siri dhe kërkoi më tej ndihmën e ambasadorit shqiptar në Turqi për këtë rast. Gjithashtu, Rama e ka harruar që ambasadori u mbylli telefonin në fytyrë gazetarëve italianë, duke mos ofruar asnjë lloj ndihme.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting

Por ka më shumë akoma për këtë rast. Vetë Rama pak kohë më parë është shprehur se nuk mund të bëhej gjë për shpëtimin e Alvinit, ndërsa këtë herë, teksa vogëlushi është shpëtuar, dërgon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshin, të bëjë foton heroike me 11-vjeçarin e lënë në mëshirë të fatit.

Këto nuk i harrojnë shqitparët, të cilët i janë përveshur dhe kanë kryqëzuar kryeministrin për fitoret e tij imagjinare. Komentuesit i kujtojnë Ramës se e gjithë merita është e emisionit “Le Iene” dhe qeverisë italiane, ndërsa në të njëjtën kohë i kujtojnë edhe sjelljen e ambsadorit shqiptr në Turqi.

Intersant është komenti i një qytetari, i cili thotë se po të bëhej fjalë për ndonjë ngarkesë kokaine, çështja do të ishte më ndryshe dhe ngarkesa do të ishte shpëtuar me kohë. Por ja që bëhet fjalë për jetën e një fëmije dhe po të mos ishte për shtetin italin, Alvini, i cili as që figuronte në axhendën e ministrave dhe ambasadorëve shqiptarë, do të ishte tretur atje, në kampin Al Hol.

Disa prej komenteve i lexoni më poshtë: