Letra e Ajnshtajnit për të bijën: Ruaje derisa shoqëria të arrijë të pranojë se…

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2019, 08:25

Albert Ajnshtajni u lind më 14 mars të vitit 1879. Ai është një nga fizikanët dhe shkencëtarët e njohur në të gjithë botën. Ka qenë fitues i çmimit Nobel në vitin 1921 ndërsa ka pasur 3 nënshtetësi, atë gjermane, zvicerane dhe amerikane.

Thuhet se koeficienti i dijes së trurit të Ajnshtajnit është 165. Ajnshtajni vdiq në Princeton të New Jersey, më 18 prill të vitit 1955 në moshën 76-vjeçare.

Më poshtë është letra e famshme që Ajnshtajni i shkroi vajzës së tij.

Risultato immagini per albert einstein"

LETRA

“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.

Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.

Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.

Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.

Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm. Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.

Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.

Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.

Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.

Babai yt, Albert Ajnshtajn”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit