Kuvendi miraton tenderin/ 2.3 milionë një biletë për në Cape Verde, kush do ia fusë një ‘dorë pushime’ në ishujt afrikanë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.11.2019, 11:59

Tenderat herë me garë dhe herë pa garë janë motoja e qeverisë Rama... Aty ku konkurrenca nuk njihet si fjalë dhe fitues shpallen gjithmonë kompanitë me lidhje të afërta me qeverinë apo që janë në zotërim të vetë deputetëve.

Pas shumë tenderave dyshues të bërë publikë, ky i fundit mund të themi që na ka habitur të gjithë! Pas skandaleve të fundit të bërë publikë mbi zyrtarë të lartë të qeverisë e bashkisë, kujtojmë këtu dy rastet e fundit të bujshme të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku një një natë në hotelet e Barcelonës i shkonte 700 euro apo dhe nënkryetarit të bashkisë Arbian Mazniku të cilit një natë i shkonte 900 euro, Kuvendi si institucion nuk preferon të mbetet pas dhe së fundmi ka miratuar një tender me vlerë 2 mln e 300 lekë për bileta në një vend ekzotik.

JOQ ALBANIA ka verifikuar të dhënat e prokurimeve publike të ditës së sotme në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në të cilën rezulton se, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për bileta udhëtimi nga Shqipëria në Praia(Cape Verde) ku fitues është shpallur kompania ODISEA TRAVEL & TOURS, një ndër kompanitë e fluturime fituese e shumë tenderave të tjerë qeveritarë me administrator Saimir Tresën.

Ftesa per oferte BILETA 2019

Në dokumentin e publikuar duket se një person që është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, miratuar nga organi më i lartë i këtij institucioni, do të niset për në Praia, Cape Verde dhe do të qëndrojë aty për një kohëzgjatje prej katër ditësh.

Përveç habisë se çfarë kërkon një delegacion shqiptar në Cape Verde, ishujt afrikanë të cilët janë të njohur vetëm për plazhet ekzotikë dhe se kanë numrin më të vogël të vizitave nga delegacionet, ajo që bie në sy është se fondi limit i tenderit është zero lekë dhe fitues është shpallur kompania që ka paraqitur ofertën.

Nuk dihet ende se cili zyrtar i Kuvendit apo në qoftë vetë Kryetari që do marrë pjesë në këtë delegacion frytdhënës për të ardhmen e popullit shqiptar me vetë paratë e këtij të fundit.

Pushime të mbara nga Cape Verde!

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit