JOQ Albania
Home

Ramsey i heq Ronaldos nga këmbët golin historik, ja si reagon portugezi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 21:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi fitoi në Moskë ndaj vendasve të Lokomotivës me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për grupin D në Champions League.

Golin i parë i ndeshjes u shënua në minutën e tretë.

Ishte Aaron Ramsey që shënoi pas gafës së portierit vendas pas një goditjeje të fortë dënimi nga CR7.

Në fakt, duhet te ishte i Ronaldos, por uellsiani e preku sferen para se te kalonte plotesisht vijen fatalae ndaj cilesohet goli i tij.

Ky gol ishte mjaft i rëndësishëm për nga rëndësia pasi ishte goli i 300-të për Juventusin në historinë e Champions League.

Megjithatë, Ronaldo nuk u mërzit aspak, por festoi me Ramseyn dhe lojtarët e tjerë njësoj si të kishte shënuar ai.