JOQ Albania
Home

Shtohen hallet për Milanin, ja sa kërkon Donaruma për të rinovuar kontratën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikur të mos mjaftonte kriza që po kalon aktualisht në kampionat, Milanit i shtohet edhe një tjetër hall i madh.

Portierit të ekipit, Gigio Donarumës, i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe bisedimet mes palëve për të rinovim kanë mbetur në mes.

Arsyeja? 20-vjeçari nuk është i kënaqur me rrogën që merr aktualisht dhe kërkon më shumë.

Donnarumma fiton 6 milionë euro në vit dhe që të hedhë frimën për rinovim kërkon plot 8 milionë euro në vit.

Në këto kushte që është tani Milani është shumë e vështirë të pranojë një kërkesë të tillë.

Në rast se Donnarumma nuk firmos brenda vitit 2020, rrezikon të largohet me parametra zero nga kuqezinjtë.