JOQ Albania
Home

Politikani i njohur: Lopët prodhojnë ar, ja pse e kanë qumështin të verdhë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/11/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një politikan indian është bërë viral në internet pasi pretendon se lopët indiane prodhojnë ar në qumështin e tyre. Sipas tij kjo ndodh falë një gjëndre karakteristike që e prodhon metalin e çmuar kur rrezet e diellit bien mbi të.

Dilip Ghosh u shpreh gjatë një fjalimi në Burdwan se një tipar i lopës indiane është se qumështi i saj përmban ar. Kjo është arsyeja pse ngjyra e qumështit është e verdhë.

Ndërsa këmbënguli se kur rrezet e diellit bien mbi lopët indiane, prodhohet ari.

Ai tha:

Lopët indiane kanë gunga, që lopët e huaja nuk i kanë. Lopët e huaja kanë një shpinë të drejtë, si një buall. Ndërsa gungat e lopëve indiane kanë një arterie, të quajtur ‘swarnanari’ (arterie ari)”.

Ai theksoi se është krim i rëndë vrasja e lopëve dhe konsumimi i mishit të tyre në Indi.

Image posted on Facebook by Dilip Ghosh.