Ardian Çela i OSHEE i jep 450 milionë lekë ‘NAZERI-2000’ kompanisë që i vodhën milionat në Rinas

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2019, 13:44

Prokurimet publike... njihen tashmë si forma më e sofistikuar që shpesh kalon e padiktuar, e drejtuesve të institucioneve shtetërore shqiptare për të qenë vetë-sponsor apo për bërë ‘qoka brenda rrethit’ me fondin e buxhetit të shtetit që financohet drejtpërdrejt nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Kjo mënyrë është përdorur nga qeveritë e mëparshme dhe do të vazhdojë të funksionojë kështu për shumë kohë nga funksionarët e lartë publikë të çdo qeverie që është në pushtet dhe asaj që do të vijë në të ardhmen.

Pra, këtu shprehja ‘KÇK’ e KM duket se nuk hyn në zbatim vetëm nga gjyqtarë e prokurorë, por edhe nga funksionarë që ‘kapin ç’a të kapin’ gjatë kohës që munden dhe nuk u kërkon llogari kush.

Këtë radhë bëhet fjalë për një tender të hapur nga Drejtoria Rajonale e OSHEE Tiranë me drejtor Ardian Çelën. Objekt i tenderit është “Ruajtja dhe shoqërimi i vlerave monetare” për 1 vit të këtij institucioni, me fitues përkatësisht subjektin “Nazeri-2000”, kompani sigurimi me administrator të vetëm Durim Nazerajn. Fondi limit për këtë tender është 45,973,656.00 lekë të reja apo me përafërsi 450 milion lekë të vjetra.

FORMULAR NJOFTIM FITUESI NAZERI SHOQERIM VLERASH 2019 perfundimtar

Ndër 3 operatorët ekonomikë që kishin paraqitur dokumentacionet për këtë tender “NAZERI-2000”, “EUROGJICI SECURITY”, kompania de facto e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe “TONI SECURITY”, dy të fundit nuk ishin në formën e duhur nga ana e Legjislacionit të Prokurimit Publik, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion tjetër përveç ekstraktit historik të regjistrit tregtar dhe kështu fitues i tenderit miliona lekësh të OSHEE nga u shpall kompania “NAZERI 2000”.

Së bashku me “EUROGJICI SECURITY”, kjo kompani listohet ndër më të preferuarat e institucioneve shqiptare për llojin e aktivitetit që ushtron për të përfituar tendera, megjithëse ‘e pafat’ në kryerjen e detyrës...

Por OSSHE Tiranë, nuk është drejtoria e vetme në Shqipëri që bën ‘ping-pong’ tenderash me kompanitë e sigurimeve të Gjicit dhe Nazerit.

Pak muaj më parë, Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE Agron Malaj sot kryebashkiak i Partisë Socialiste në Mat, i dha tenderin 640 milionë lekësh kompanisë të Gjicit.

Pjesëmarrëse fiktive në këtë tender ishte dhe kompania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike, e njëjta skemë e përdorur edhe me këtë tender të OSSHE Tiranë, por në të cilin në këtë rast kompania e Gjicit nuk kishte dhënë ofertë ekonomike.

Me një llogari të thjeshtë, “NAZERI 2000” është shpallur fitues i këtij tenderi 4 muaj më parë, teksa 7 muaj më parë ishte kompania private që transportonte milionat e eurove që u grabitën në pistën e Rinasit, por nuk mbaron me kaq... Në gjithsej 3 grabitje të ndodhura në Rinas, në 2 prej tyre paratë po transportoheshin nga “Nazeri 2000”, ndërsa në vitin 2016 pati edhe dyshime se rojet e sigurisë së kësaj kompanie kishin bashkëpunuar.

Të kontaktuar nga mediat për grabitjen e vitit 2016, përfaqësues të kompanisë “Nazeri 2000”, e cila kishte nën përgjegjësi sipas policisë, paratë që u vodhën në mënyrë spektakolare në pistën e avionit “Nënë Tereza” në Tiranë u shprehën se ‘Nuk kemi informacion të saktë nëse paratë e vjedhura ishin nën kujdesin tonë’. Duke mos dashur të prononcohen dhe të japin informacion për ngjarjen.

Pyetja që bie mbi këtë çështje është e thjeshtë...

Pse një institucion si OSHEE duhet t’i paguajë 460 milion lekë nga xhepat e shqiptarëve dhe t’ia besojë sigurinë e vlerave monetare një kompanie që ka dështuar disa herë në kryerjen e aktivitetit të saj?

Rikujtojmë se Ardian Çela vetëm tre ditë në krye të OSHEE, filloi të hetohej për abuzim me tenderat në Bashkinë e Durrësit, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit