JOQ Albania
Home

Shënoi sërish ndaj Napolit dhe hyri në histori, 19-vjeçari vazhdon të mahnisë Europën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe se është vetëm 19-vjeç, sulmuesi norvegjez, Erling Haland, vazhdon të shënojë pa pushim këtë sezon në kampionat dhe në Champions me ekipin e Salzburgut.

Edhe në sfidën e djeshme ndaj Napolit, talenti ka lënë shenjën e tij, teksa shënoi në barazimin 1-1 kundër Napolit.

19-vjeçari ka arritur të shënojë gjithashtu edhe ndaj Genkut, Napolit dhe Liverpulit duke shkuar në kuotën e shtatë golave në katër ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi norvegjez është futur në histori me golin që shënoi ditën e djeshme ndaj Napolit, ku sipas “Optas”, ai bëhet lojtari i katërt në historinë  e Ligës së Kampionëve, i cili shënon në katër ndeshjet e para.

I pari që e ka arritur këtë ishte Ze Karlos i Portos, më pas Del Piero dhe në fund Diego Kosta me fanellën e Atletikos se Madridit.