JOQ Albania
Home

Përplasja me tifozët, Arsenali merr vendimin drastik për Granit Xhakën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përplasja me tifozët para disa ditësh, nuk ka kaluar pa pasoja për Granit Xhakën.  Teksa po dilte nga fusha e lojës, tifozët po e ofendonin në kor, ndërsa mesfushori shqiptar iu bëri me shënjë të bërtisnin edhe më shumë.

Pasi po futej në tunel, ai hoqi me inat edhe bluzën, madje flaku edhe shiritin e kapitenit. Pikërisht, për këto sjellje, klubi Arsenalit ka marrë edhe vendimin drastik për Granit Xhakën. Ai nuk do të jetë më kapiten i ekipit duke filluar që tani e në vazhdim.

Xhaka e mori shiritin e kapitenit para dy muajsh, por që në fillim, ky fakt u kontestua në atë kohë nga shumë tifozë. Tashmë, klubi i Arsenalit duket se po fillon të marrë masat e para ndaj Granit Xhakës. Shiritin e kapitenit në vazhdim do ta mbajë sulmuesi, Aubameyang.