JOQ Albania
Home

Edi Reja mund të buzëqeshë, një super sulmues zgjedh të luajë me kombëtaren shqiptare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më në fund një lajm i mirë vjen për Kombëtaren e Shqipërisë dhe për teknikun, Edi Reja. Sulmuesi i talentuar Florian Kamberi, i ka thënë "Po" Shqipërisë, duke refuzuar Zvicrën dhe Kosovën.

Lajmin e konfirmon “Sporti në RTV", i cili raporton se 24-vjeçari Kamberi ka pranuar të luajë për Shqipërinë. Vetë futbollisti kishte deklaruar se ishte Zvicra, Kosova dhe Shqipëria që e kërkonte para pak javësh.

Ndërkohë që nëpërmjet një burimi nga familja e Kamberit, e njëjta media në Kosovë shprehet se sulmuesit të Hibernianit në Skoci, i është thënë se mund të vijë edhe për ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës.

Florian Kamberi është një nga sulmuesit më të mirë në Skoci. Me ekipin e Hibernianit, ka arritur që të shënojë në shumë raste, por mbi të gjitha është një tip sulmuesi që Kombëtarja nuk e ka në zotërim aktualisht.

Ai ka aftësi të mira jo vetëm finalizuese, por edhe në driblime, për të zgjidhur ndeshjen i vetëm dhe natyrisht do jetë një zgjedhje perfekte në sulm për teknikun Reja.