Një video e çuditshme dhe bizzare është duke bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një grua, e cila ndodhet në një festë dhe pasi bën jë kërcim joshës, shtrydh gjoksin duke shpërndarë kështu në ajër, qumshtin e gjirit.
Është diçka e paparë dhe e parealizuar herë të tjera, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të shikuesve të shumtë të kësaj videoje. Klipi është filmuar nga Eric Falconi e në të duket gruaja e veshur me kostum të zi banje, me një palë çizme të kuqe, syze e kapele të zezë.
Teksa kërcen, ajo nuk nguron që herë pas here të tregojë gjoksin, duke e nxjerrë atë nga rrobat e banjës. Pasi bën tëerk, gruaja i kthen fundshpinën kamerës dhe nxjerr tërësisht gjoksin, duke e shtrydhur atë e duke hedhur qumshtin e gjirit jashtë, rreth e rrotull njerëzve që e rrethojnë.
Reagimet e njerëzve janë nga më të shumtat e më të ndryshmet, ndërsa veprimi i gruas me syze i ka shtangur të gjithë. Videoja është realizuar në Kaliforninë e Jugut muajin e shkuar dhe ka kapur miliona shikime online.
***
Burim: LadBible |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania