JOQ Albania
Home

Champions/ Përmbysje e çmendur e Dordmundit, spektakël në Chelsea-Ajax
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë prej sfidave të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të madhe me përmbysje përballë Interit, teksa fitoi me rezultatin 3-2.

Zikaltërit nuk arritën dot të administronin avantazhin 0-2 të pjesës së parë duke u dorëzuar totalisht në të dytën.

Një tjetër ndeshje e madhe ishte ajo mes Chelseat dhe Ajaxit e cila u mbyll në barazim 4-4.

Ndërkaq, Liverpooli mori fitoren ndaj Genkut, falë fitores 2-1 në shtëpi, ndërsa Napoli u ndal në shtëpi, në një barazim 1-1 ndaj Salzburgut.

Ja të gjitha sfidat e sotme: