JOQ Albania
Home

Trajneri i njohur jep recetën: Vetëm kështu mund të “menaxhohet” Balotelli
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/11/2019 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri aktual i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, i cili para dy sezonesh ka trajnuar Mario Balotellin te skuadra e Nices, ka folur së fundmi duke treguar si ia ka dalë të "menaxhonte" me sukses italianin.

Tekniku zvicerian, ka qenë gjithmonë në gjendje të nxirrte më të mirën nga Balotelli. Por si ia ka dalë? Favre tregon recetën duke zbuluar edhe detaje nga sjellja e tij.

Ai shprehet:

Mario ishte i veçantë. Duhet të jesh diplomatik me të, por mund të bisedosh me të dhe t’i shpjegosh gjërat. Ndonjëherë kishte çështje të vogla për shkak të sjelljes së tij. Ai nuk ishte ai që vraponte më shumë, por është një lojtar shumë i mirë. U shoqëruam mirë për dy vjet. Ai ishte shumë i mirë, sidomos në sezonin e parë”.