JOQ Albania
Home

Vajzë apo djalë? Kastro Zizo baba për herë të tretë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/11/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kastro Zizo së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. E pranoi vetë këtë të diel kur prezantoi këngën me të cilën do të marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’. Kënga e tij titullohet “Pema e jetës” dhe Arditi e ngacmoi për të kuptuar domethënien e kësaj kënge, pra nëse po shtohen degët e kësaj peme dhe Kastro e ka pranuar.

Ai nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes së Arditit ‘Çun apo gocë?’ , po ka zbuluar se ky festival është një ogur i mirë, pasi natën e Këngës Magjike në vitin 2006, lindi djali i tij, Dankan.

Zizo tha:

Tani që e mendoj, pasi dola te “Kënga Magjike” në 2006 u nisa me vrap se po lindte Dankani, kështu që kompeticioni ka qënë si ogur”.

Kastro është gjithashtu babai i një vajze të quajtur Nia.