JOQ Albania
Home

Eni Shehu flet për seksin me zyrtaren spanjolle: Ishim lakuriq para 20 vetave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/11/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eni Shehu është protagonisti kryesor në filimin “Ndërkombëtarët” me regji të Pluton Vasilit. Ai luan rolin e një djaloshi të ri, i cili hyn në një marrëdhënie me një zyrtare spanjolle.

Mes skenave të shumta, në film Eni luan edhe disa skena mjaft të nxehta seksi. Ai tregon për “Panorama Plus” se është ndier mirë, komod me personazhin të cilin i është dashur të interpretojë.

Madje, aktori shprehet se shpesh herë “fantazonte” sikur skenari ishte shkruar dyke pasur në mendje Enin. Ai tregon se ka ndjerë afërsi të mëdha mes tij si person dhe personazhit të Roshit.

Risultato immagini per eni shehu, nderkombetaret"

Aktori shprehet:

Të jem i sinqerte, sapo jam takuar me Roshin, qysh në leximet e para të skenarit, e ndjeva jashtëzakonisht afër si karakter. Çuditërisht, kemi shumë të përbashkëta, madje ndonjëherë “fantazoja” si të ishte shkruar duke më pasur mua, Enin, në mend. Përveç ngjashmërisë së profesionit dhe natyrës zhbiruese, janë gjithashtu disa skena të filmit që më sjellin në mend episode të jetës sime reale. Në këtë kuptim, e imagjinoni se sa me fat dhe komod isha që ta sillja te vetja…! Njerëzit thonë se Plutoni goditi në shenjë me zgjedhjen që bëri".

I pyetur se si i ishin dukur skenat e seksit që ishte dashur të realizonte, Eni ka treguar se ka pasur siklet, veçanërisht kur i është dashur të xhirojë një skenë tërësisht i zhveshur përpara 20 vetave. Bëhet fjalë për pjesën e stafit që asistonin në xhirime, të cilët kanë parë Eni Shehun, siç e ka bërë nëna.

Ai tregon:

Në fakt, skena e seksit në makinë që u bë virale online nuk është e Roshit, por e një tjetër personazhi, Zhilit, që interpretohet nga Hervin Çuli. Megjithatë, e vërtetë është që në film zhvillohet dhe një linjë dashurie mes Roshit dhe një zyrtareje spanjolle, të cilët marrosen pas njëri-tjetrit dhe kanë marrëdhënie edhe më të zjarrtë se ajo e makinës. Këto mbaj mend si momentet më të sikletshme, kur na u desh të xhironim nudo përpara një stafi prej 20 vetësh, që asistonin pas kamerave. Vështirësi nuk besoj, sepse kemi qenë goxha të motivuar nga regjisori Pluton Vasi, ai e kishte të qartë se çfarë po bënte”.