JOQ Albania
Home

Sulmuesit të Maliqit i thyejnë nofullën në Këlcyrë, trajneri: Falenderojmë zotin që dolëm gjallë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 20:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon dhuna në futbollin shqiptar. Ditën e sotme ka ndodhur në Kategorinë e Dytë, teksa sulmuesi i Maliqit, Arlind Xaka, është goditur me grusht në nofull nga mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli.

Pas goditjes, futbollisti maliqar është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës për një trajnim më të specializuar, pasi nofulla e tij është thyer.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe trajneri i Maliqit, Egli Malësia, i cili për "Panorama Sport" ka deklaruar se falenderon zotin që ai dhe akipi i tij dolën gjallë nga fusha e  Këlcyrës.

Trajneri u shpreh:

Kemi përjetuar tmerr ne fushën e Këlcyrës, gjë te cilën nuk e kemi hasur ne asnjë fushe tjetër. Jeta e lojtareve ishte ne rrezik. Falenderojme Zotin dhe Policinë e Shtetit qe dolëm gjalle nga fusha e Këlcyrës, ne kushte te tilla dhune fizike, psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjale me. Me lojtare te gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll? Dikush duhet te mbaje përgjegjësi për ketë. "