Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët shqiptare mbrëmjen e sotme.
Mësohet se një automjet, ku udhëtonin tre vajza, ka humbur kontrollin në autostradën Tiranë-Durrës, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura dy pasagjeret, shtetaset me iniciale I.H. dhe M.H., të cilat janë dërguar në spital.
Fatmirësisht dy vajzat e lënduara ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një qytetar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ Albania, pak çaste pasi ka ndodhur aksidenti.
Njoftimi i Policisë: