JOQ Albania
Home

Barcelona prenoton trajnerin e ri, por ja kur do fillojë nga puna
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 16:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona shumë shpejt do të ketë një trajner të ri në krye të ekipit. Drejtuesve katalanas iu është sosur durimi me Valverden dhe kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Mediat spanjolle raportojnë sot se trajneri i ri i Barcelonës pritet të jetë ish-lojtari i tyre, Ronald Koeman, i cili momentalisht drejton Holandën.

Akordi mes palëve është arritur, por ka dalë një problem i papritur dhe te Barcelona duhet të presin ende që ta shohin Koemanin në stolin e tyre.

56-vjeçari ka pranuar ofertën e ekipit spanjoll, por ka një kusht të çudtishëm. Ai nuk do të largohet nga drejtimi i kombëtares holandeze pa mbaruar Euro 2020.

Ai është shprehur:

Kam një klauzolë që përfshin vetëm Barcelonën dhe është e vlefshme për t’u larguar vetëm pas Euro2020. Nuk do të largohem tani, kjo është 100% e sigurt”.