JOQ Albania
Home

Bayerni merr vendimin drastik pas humbjes turpëruese 5-1
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 9:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayerni i Mynihut po kalon një moment mjaft delikat në Bundesligën gjermane dhe situata duket mjaft e turbullt te kjo skuadër.

Humbja skandaloze kundër Frankfurtit me rezultatin 5-1 ka lënë menjëherë pasoja te skuadra.

Trajneri Kovac tronditet shumë dhe rrezikon shkarkimin, por klubi ka kërkuar kohë për të marrë vendimin përfundimtar.

Ndërkaq, klubi ka anuluar stërvitjen e hapuar për publikun.

Ishte planifikuar që gjermanët t’i japin kënaqësi tifozëve që t’i ndjekin nga afër në seancën e së dielës, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Klubi doli me reagim zyrtar dhe informoi tifozët për vendimin e fundit. Gjermanët kërkuan falje për një vendim të tillë, por është i kuptueshëm në situatën ku ndodhen.