JOQ Albania
Home

‘Shkrin’ Dervishi: Për fushën e “Arena Kombëtare”? Kemi marrë mendimin e Ronaldos dhe Griezmann
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pak ditë edhe stadiumi i ri, "Arena Kombëtare" do të jetë gati. Zyrtari i FSHF-së, Arben Dervishi i cili para pak kohësh u pyet në lidhje me çmimin e shtrenjtë të biletave dhe deklaroi se "futbolli nuk është për hallexhinjtë", sot ka folur sërish për stadiumin e ri.

Ai jep siguri se po punohet me kushtet më të mira të mundshme, madje shton se edhe fusha është bërë në bazë të “feed-back”-ut që kanë dhënë Ronaldo dhe Grizmann në kohën kur kanë luajtur në “Elbasan Arena”.

Si duket, FSHF ka pyetur futbollistët asokohe se si i është dukur tapeti dhe kanë marrë përgjigje pozitive, përgjigje të cilën e kanë përdorur sot, disa vite pas atyre ndeshjeve.

Dervishi u shpreh:

Teknikët grekë na kanë thënë se nuk do të ketë asnjë problem dhe është rimbjellë loliumi. Do të jetë me të gjitha kondicionet e duhura si fusha e Elbasanit, që është nga më të mirat marrë parasysh nga “Feed-back”-u që kanë dhënë Ronaldo apo Grizman.