JOQ Albania
Home

“Herkuli” shqiptar tregon muskujt edhe në Itali, fiton medalje argjendi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 13:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampioni shqiptar i bodybuilding, Arbër Xhemali, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.

Mbrëmjen e djeshme, Xhemali është shpallur nënkampion në Itali në peshën e tij në garën “Hercules Olympia”.

Përveçse është një kampion absolut në Shqipëri, tani suksesi i po tejkalon edhe kufijtë.

Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe në fundin e garës edhe gjesti me duar i shqiponjës dykrenare nga shqiptari, i cili iu ka treguar garuesve që ai vjen nga Shqipëria.

Ambicia e tij është akoma e madhe, që të marrë pjesën në “Bodybuilding Mister Universe” dhe të hyjë në 5 më të mirët e botës.