JOQ Albania
Home

Wanda provokon sërish zikaltërit, i vesh djalit bluzën e rivalëve të Interit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara është padyshim një makth për tifozët e Interit. Ajo ishte shkaktarja kryesore e prishjes së mardhënieve të Ikardit me Interin dhe tifozët e klubit.

Gjithsesi, Wanda nuk heq dorë dhe vazhdon me provokimet e saj duke acaruar vazhdimisht fansat zikaltër.

Së fundmi, ajo ka postuar një video të djalit të saj teksa argëtohet në shtëpi, duke mbajtur veshur fanellën e Dordmundit, rivalit të zikaltërve në Ligën e Kampioneve.

Me siguri tifozëve të Interit  dhe drejtuesve nuk u ka pëlqyer kjo, gjë, aq më tepër për faktin se janë ende zotërues të kartonit të Mauro Ikardit.

Duket vërtet e çuditshme se si pikërisht tani, djali i Wandës mbanveshur fanellën e Borusia Dortmund, rivalit të Interit në Ligën e Kampioneve me të cilin skuadra e Kontes duhet të bëjë hesapet në mesjavë.