JOQ Albania
Home

Çmime të frikshme, menaxheri i VIP-ave tregon se sa paguhen këngëtarët për disa orë muzikë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/11/2019 8:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Artistë shqiptarë dhe të Kosovës prej shumë kohësh janë duke fituar shifra të majme falë muzikës dhe koncerteve që bëjnë. Gjithmonë flasim për pazare që bëhen me euro, jo me lekë, dhe që fillojnë nga 2-3 mijë e sipër.

Por a taksohen këngëtarët për fitimet e tyre? Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në Facebook, duke thënë se me qeverinë e re në Kosovë duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës.

Sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe këngëtarët duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me gjoba të majme. Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.

Ndër të tjera, Drini shkruan:

Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.