JOQ Albania
Home

E paimagjinueshme për shqiptarët, fermeri hap me krahë një kanal për të çuar ujë në fshat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/11/2019 8:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fermer tepër këmbëngulës kinez kaloi 36 vjet duke gërmuar një kanal nëpër tre male dhe 10 kodra, duke përdorur mjete dore dhe eksplozivë. Gjithçka e bëri për të sjellë ujë në fshatin e tij të largët.

Huang Dafa hapi një kanal uji rreth dhjetë kilometra në gjatësi. Dafa, së bashku me fshatarët që besuan në planin e tij, gërmuan kanalin e ujit çdo ditë që nga viti 1958. Projekti u përfundua në fund të 1994.

Para se të përfundonte kanali, fshati Caowangba kishte një problem serioz të mungesës së ujit. E vendosur në 1250 metra mbi nivelin e detit, fshati i Huang Dafas nuk kishte burim uji.

Vendasve u duhej të udhëtonin për dy orë në fshatin tjetër të Yebiaos, ku do të prisnin gjithë ditën në radhë vetëm për të arritur tek uji i pijshëm. Ky fshat, i cili ka një popullsi prej 1.200, do të përdor gjithashtu ujërat e shiut të ruajtur nga puset.

Në Shqipëri, shumë fshatra nuk kanë ujë ngjashëm me rastin kinez. Por vështirë të mendohet se mund ta dalë ndonjë hero i punës dhe këmbënguljes, për t’i sjellë ujë fshatit si kinezi Huang Dafa.