JOQ Albania
Home

Ronaldo maskohet për “Halloween” dhe surprizon shokët në dhomat e zhveshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cristiano Ronaldo i ka qejf surprizat. Pasi i dha Juventusit fitoren mbrëmjen e djeshme me golin e tij ndaj Genoas në fundin e ndeshjes, sot portugezi ka menduar për festën e "Halloween-it".

I pranishëm në ambientet e klubit bardhezi, portugezi ishte veshur si klloun dhe dukej sikur kishte hipur mbi kurrizin e një personi tjetër, por në fakt ishte vetëm Ronaldo.

Veshja e tij ngjalli kuriozitet te shokët e ekipit, madje Shezni e kontrolloi për t’u siguruar nëse ishte vetëm Ronaldo apo edhe një person tjetër.

Ja pamjet: