JOQ Albania
Home

Babain ia zgjodhi gati dy metra të gjatë, nëna shkohet kur merr vesh se fëmija do t’i lindë me nanizëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjykatë ka bllokuar uebsajtin e një banke ndërkombëtare sperme në Rusi pasi një grua solli në jetë një fëmijë me nanizëm.

Gruaja e cila nuk ka pranuar të tregojë identitetin, shkrimtare e suksesshme në të dyzetat, kishte zgjedhur babain e fëmijës duke u bazuar në fotot dhe informacionin e vënë në dispozicion rreth karakteristikave të tij gjenetike.

Sipas raportimeve, asaj i kishte pëlqyer dhuruesi që zgjodhi se i kishin pëlqyer flokët e tij, fakti që kishte shkollë të lartë, por edhe sepse ishte më i gjatë se 1.8 metra.

Pasi zgjodhi dhuruesin, ajo iu nënshtrua ngjizjes in vitro në një klinikë private në Rusi.

Gjithsesi, në fazat e mëtejshme të shtatzënisë mjekët zbuluan se fëmija kishte achondroplasia. Kjo është një sëmundje e rrallë, e pakurueshme që prek një në 20,000 fëmijë dhe shkakton nanizmin.

Diagnoza u konfirmua edhe pas lindjes dhe asaj iu tha djali i saj, tani dy vjeç, do rritet në një gjatësi maksimale deri në 1.2 metra dhe se gjymtyrët dhe tiparet e fytyrës të tij nuk do të zhvilloheshin ‘si duhet’.

Nëna ka folur hapur për rastin për të paralajmëruar gratë e tjera në lidhje me rrezikun e mundshëm që mund t’u kanoset nga kjo kompani.

Gjykata e Qarkut Koptevsky tani ka urdhëruar që faqja e internetit e bankës daneze Cryos të bllokohet në Rusi.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania