JOQ Albania
Home

“Tërbohet” Jurgen Klopp, paralajmëron tërheqjen e Liverpoolit nga gara
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 15:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli u kualifikua mbrëmjen e djeshme në çerekfinalen e "Carabao Cup", pas sfidës spektakolare në “Anfield” kundër Arsenalit ku koha e rregullt përfundoi në shifrat 5-5 dhe më pas të kuqtë u kualifikuan pas goditjeve të penalltive.

Ndërkaq, ditën e sotme, është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale, teksa Liverpooli do të përballet me Aston Villën.

Deri këtu, gjithçka në rregull, por ndeshja mes tyre është programuar të luhet më 17 dhjetor dhe pikërisht këtu qëndron problemi, pasi një ditë më pas Liverpooli duhet të luajë në Botërorin e Klubeve.

Mediat angleze raportojnë Jurgen Klopp është ‘tërbuar’ nga ky fakt dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk ndryshon data, atëherë ai do të tërheqë ekipin nga çerekfinalet e Carabao Cup.

Trajneri gjerman ka kërkuar një datë tjetër të përshtatshme për këtë ndeshje, duke parë kalendarin shumë të ngjeshur që ka Liverpooli për muajin dhjetor.