JOQ Albania
Home

“Nuk prisja asgjë më pak nga ajo”/ Vajza ende në barkun e nënës i tregon ‘kamerës’ dy gishta
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 14:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 21-vjeçare nuk u ka besuar syve kur shkoi të shihte fëmijën dhe vuri re se vajza e saj, ende e pa lindur, ia bëri me dy gishta.

Jemma Houston nga Paisley, Renfreëshire,  shkoi të bënte kontrollin e radhës në spital dhe ajo që mori ishte një foto e pazakontë e foshnjës që mban në bark.

Por, si duket kjo nuk ishte hera e parë që vajza e saj bën ‘prapësira’. Sipas Jemma-s, një herë tjetër fëmija është fotografuar kokëposhtë e më këmbë të kryqëzuara.

Jemma shtoi gjithashtu se habit shumë nga fotoja, por gjithsesi ‘nuk priste asgjë më pak’.

Duke folur mediat ajo thotë:

Në kontrollin tim të parë ajo ishte përmbys dhe kur duhet të shihnim gjininë i kishte këmbët e kryqëzuara, kështu që më duhej të kthehesha përsëri për çdo skanim që bëja."

Ajo gjithashtu tha që partneri i saj Chris Miller, nuk ndalonte dot së qeshuri pasi pa foton.

Fotografia, e ndarë në Facebook, tregon fëmijën duke i treguar dy gishta kamerës.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania