JOQ Albania
Home

Nuk donte të paguante para shtesë në aeroport/Gruaja hiqet sikur është shtatzënë, e kap stjuardesa ‘mat’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 13:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një blogere nga Melbourne ka treguar sesi u shtir sikur ishte shtatzënë përpara se të niste udhëtimin me avion në mënyrë që të fshinte disa nga gjerat që i kishte ekstra peshës së lejuar.

Të gjithë ‘sakrificën’ Rebecca Andrews e bëri që të mos paguante para shtesë.

Andrews tha që i kishte planifikuar gjërat që shmangte pagesën e 60 dollarëve për peshën ekstra që do merrte me vete në aeroportin e Sydney-t.

Duke folur për CNN, blogerja tha:

Unë kam trup të vogël dhe vendosa që të shtiresha sikur isha shtatzënë ishte gjetja më e besueshme që mund të bëja.”

Për ta bërë që të dukej më e besueshme, ajo veshi më shumë rroba se zakonisht. Kabujt e celularit dhe laptopit i futi në një rrobë dhe me to krijoi barkun. Ndërsa laptopin e futi në çantën e vet dhe e vendosi në shpinë.

Pas gjithë kësaj, Rebecca arriti që ta kalonte kontrollin e sigurisë.

Por, ndërsa futej më bordin e avionit një nga stjuardesat vuri re laptopin që i dilte nga pjesa e pasme e xhaketës.

Andrew shtoi më tej:

A u turpërova? Jo, aspak. U ndjeva si e fortë. Një e fortë shtatzënë.”

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania