JOQ Albania
Home

Noçja me shqiponjën tek gjoksi bëhet nënë për herë të parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/10/2019 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë persona e njohin si Noçja e Big Brother, pasi mori famë pas pjesëmarrjes në këtë reality shoë dhe dhuroi një spektakël të paparë. Por edhe pse është tërheëqur prej kohësh nga vëmendja mediatike, Najada Konomi vijon të tërheqë vëmendjen dhe çdo gjë që ajo bën ka interes për publikun.

Kështu, tërësisht e ndryshuar në pamje, Najada ka treguar se është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, e cila ka lindur përpara dy muajsh.

Najada e ka mbajtur lajmin të fshehtë gjatë kësaj kohe, derisa vendosi që ta ndante me të gjithë përmes një postimi shumë të këndshëm në ‘Instagram’. Ajo ka publikuar disa skica që tregojnë se si është jeta e një çifti nga lindja e fëmijës deri tek ditët e para të jetës së tij, ku prindërit përballen me situata të ndryshme mjaft të vështira.

“Momenti më i mirë”, ka shkruar Najada përkrah postimit të saj, duke treguar se ndihet e lumtur me jetën e re si nënë.

Kujtojmë se të gjithë e mbajnë mend Najadën prej flokëve të saj të shkurtër dhe shqiponjës që hapte krahët mes dy gjokseve.