JOQ Albania
Home

“Nëse Messi dëshiron të jetë më i miri duhet të shkojë te Real Madridi”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një deklaratë e bujshme e ish-portierit legjendar të Boca Juniorsit, Hugo Gatti, ka shkaktuar jo pak debat në opinioni sportiv në Europë, por edhe më tej.

Ai ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Lionel Messi të provojë se është lojtari më i mirë në botë është të transferohet te Real Madrid dhe të tregojë se mund të arrijë atë që bëri Cristiano Ronaldo.

Hugo Gatti u shpreh:

Duket sikur unë jam anti-argjentinas, por deri tani Messi ndeshjet e mëdha i luan vetëm në shtëpi, jo jashtë saj. Ai duhet të ketë t*pe të shkojë te Real Madrid dhe të fitojë gjithçka aty siç bëri Cristiano Ronaldo. Ndryshe, ai do të jetë vetëm një lojtar i mirë, kaq!”

Megjithëse Messi vazhdon të jetë lideri i Barcelonës dhe kandidati kryesor për fitimin e "Topit të Artë", si duket, ka ende njerëz që nuk janë të bindur se ai është futbollisti më i mirë në botë.