JOQ Albania
Home

Po mahnit europën me golat e tij, ja ekipi i madh që do shërbimet e talentit norvegjez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erling Braut Haaland, është sulmuesi 19-vjeçar që ka marrë vëmendjen e gjithë europës këtë sezon.

Norvegjezi i cili luan me ekipin austriak të Salzburgut, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme dhe po shënon rregullisht.

Ai ka shënuar plot 22 gola në 15 ndeshje deri tani këtë sezon.

Kjo ka zgjuar vëmendjen e shumë ekipeve të njohura europiane, ndërsa në skenë fuqishëm së fundmi ka hyrë edhe Juventusi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventusi po përgatit ofertën prej 40 milionë eurosh për të bindur austriakët, por nuk do të jetë aspak e lehtë duke ditur që gjysma e ekipeve të mëdha të Europës janë vënë në ndjekje të këtij lojtari.

Kujtojmë që Salzburgu e transferoi në verë për 8 milionë euro nga Molde dhe duket se ka qëlluar në shenjë me këtë lojtar.