JOQ Albania
Home

Shoferi i kamionit futet në telashe të mëdha, ‘lan’ autostradën me birra
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer kamioni e ka ‘shtruar’ rrugën pas tij me shishe birrash pas një incidenti që ndodhi me automjetin që po i transportonte.

Pamjet e publikuara, që besohet të jenë filmuar në Gjermani, tregojnë një shofer i cili kalon pranë një kamioni të kuq drejtuesi i të cilit ishte futur në telashe.

Pas kamionit vinte një varg i madh me koli birrash të derdhura në autostradë. Disa shishe mund të kishin shpëtuar ndërsa disa të tjera të thyera po derdhnin birrë në asfalt.

Videoja, e cila është parë më shumë se 40,000 herë është publikuar në Facebook.

Bashkë me videon, personi që e kishte publikuar shkruante:

Ndihem sikur do qaj.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania