Plas keq sherri mes adoleshentëve në Tiranë, grushte, shkelma dhe goditje me thika ndaj njëri-tjetrit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2019, 22:51

Një fenomen i frikshëm, që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.

E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe në ambientet shkollore.

I tillë është edhe denoncim i një qytetareje nga Tirana, e cila ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa adoleshentë në Tiranë teksa përleshen me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit "Ismail Qemali".

Siç shihet dhe në video, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç'ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit.

Ata shkëmbejnë grushte e shkelma mes tyre, ndërsa një prej adoleshentëve përfundon i shtrirë në tokë, ndërsa vajzat dëgjohen të ulërasin nga frika.

Sipas asaj që shkruan qytetarja, që është tronditur nga skena që ka parë, një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Pamjet janë vërtet shqetësuese dhe një këmbanë alarmi, jo vetëm për institucionet përkatëse, por edhe për familjarët, që në shumicën e rasteve ngjarje të tilla i mësojnë nga media ose policia.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri mes adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Ajo që vlen të theksohet pasi sheh pamje të tilla, që kohët e fundit janë bërë të zakoshme, është se po rritet një brez i ri i dhunshëm.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane. Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit