JOQ Albania
Home

Arbitrja ndërpret lojën për të bërë një foto me Kaka
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/10/2019 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të kesh pranë një ish-futbollist si Rikardo Kaka, ndoshta mund të humbësh edhe kontrollin.

Kështu ka ndodhur së fundmi  në ndeshjen e bamirsisë mes Izraelit dhe Brazilit.

Përtej, rezultatit 3-2 për Izraelin ajo që mori vëmendjen e mediave ishte veprimi i gjyqtares kryesore të kësaj sfide.

Kjo e fundit në mënyrë të pashpjegueshme ndali për një çast lojën.

Arsyeja? Gjithçka e bëri për të bërë një foto me legjendën e Milanit, Rikardo Kaka.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit: