Pak javë më parë Ranitidina, një prej medikamenteve të rëndësishme për qetësimin e stomakut apo sëmundjeve që prekin atë, u dha urdhër të ndalohej në mënyrë urgjente së konsumuari.
Sipas AKBPM, ky medikament kishte përmbajtje kancerogjene.
Një rast tjetër është njoftuar ekskluzivisht për JOQ Albania përsa i përket ilaçeve që importohen në farmaci.
Bëhet fjalë për shurupin “Flavamed”.
Një farmaciste ka dhënë alarmin përsa i përket konsumimit të këtij shurupi që ka një javë që shitet në farmaci. Ditën e sotme shpërndarësit farmaceutikë Ilma Farma dhe Intermed kanë njoftuar tërheqjen nga tregu të këtij shurupi me numër serie 83016, teksa asnjë reagim nuk ka patur nga ana e AKBPM.
Ndër të tjera, ajo thotë se ia ka dhënë dhe djalit të saj për ta konsumuar dhe po mundohet të mbahet e fshehur të mos krijohet panik tek përdoruesit, teksa ka qenë edhe produkt me ofertë.
Ajo është shprehur për JOQ Albania:
Farmacistja shton se përgjegjësia i mbetet Agjencia Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që kanë dhënë pullat pa bërë eksperimentin nëse shurupi është brenda normave apo jo.
Nuk dihet ende sa serioze mund të jenë pasojat e atyre që e kanë konsumuar.