JOQ Albania
Home

Familjes i shtohet edhe një anëtar, Ricky Martin dhe bashkëshorti prezantojnë djalin e porsalindur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/10/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij i kanë uruar mirëseardhjen në jetë fëmijës së tyre të katërt.

Në gusht ata ndanë foton e parë të vajzës së tyre Lucía, e cila ka lindur në dhjetor. Ndërsa këtë të martë, Martin ndau në Instagram një tjetër foto, për të treguar djalin e porsalindur Renn.

Në foton e bukur familjare duket Martin duke mbajtur foshnjën në dorë, ndërsa dy baballarët shfaqen të buzëqeshur.

Bashkë me foton ai shkruante në spanjisht:

Djali jonë Renn Martin-Yosef  ka lindur.”

Këngëtari 47 e postoi të njëjtën foto edhe si ‘story’ me përshkrimin kësaj radhe në anglisht.

Martin kishte njoftuar muajin e kaluar se ai dhe Yosef po prisnin një tjetër fëmijë që po mbahej në bark nga një nënë zëvendësuese.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania