JOQ Albania
Home

“Ai ekip lask***sh me ju mund ata mër pisa!”/ Rrahu lojtarët e vegjël të Laçit, ish-trajneri Ndue Tarazhi shoqërohet në polici
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/10/2019 12:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme qarkulloi bujshëm në rrjet një video e trajnerit të dikurshëm të U-17 të Laçit i cili qëllonte me shpulla lojtarët e vegjël të ekipit pas një humbjeje.

Ai dëgjohej duke i qortuar një e nga një për gabimet që kishin bërë dhe përdorte kundrejt tyre një gjuhë të ashpër e tejet të papërshtatshme.

Njëri prej lojtarëve të ekipit nuk duron më dhe i hakërrehet teksa ai po vinte dorë mbi shokët e tij të ekipit, por trajneri i kthehet dhe i thotë të ulet ‘se ia merr shpirtin.”.

Në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar, është mësuar se ish-trajneri Tarazhi është shoqëruar për në polici.

Në video Tarazhi dëgjohej t’i thoshte:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.”

Momenti kur Tarazhi përdor dhunë ndaj ekipit