JOQ Albania
Home

Skandali/ Ish-trajneri i Laçit rreh futbollistët e tij se humbën ndeshjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video skandaloze është duke qarkulluar në internet. Edhe pse ka kohë që është filmuar, ajo tregon momentin e tmerrshëm, kur ish-trajneri i Laçit, Ndue Tarazhi, dhunon futbollistët e tij 17-vjeçarë në kohën që drejtonte ekipin kurbinas.

Pasi janë duke u mundur në një ndeshje kampionati, ish-trajneri, dukshëm i acaruar me lojtarët e tij, iu tregon atyre se kush kishte fajin gjatë ndeshjes, ndërsa më pas fillon edhe t’i godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij.

Në një moment, një nga lojtarët ngrihet për të mos duruar më. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme dhe nuk kanë nevojë për fjalë.

Ja fjalët e tij: 

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu."