JOQ Albania
Home

Shaqiri drejt largimit nga Liverpooli, nuk do e besoni ku po transferohet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli gjatë merkatos së janarit, pasi këtë sezon nuk po gjen hapësira në skuadër.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit, sulmuesi me prejardhje shqiptare, nuk po gjen minuta të mjaftueshme dhe largimi duket i sigurt.

Është skuadra e Rangers që ka shprehur interesim për 28 vjeçarin, për të cilin Liverpool kërkon 13 milionë stërlina për ta lënë të lirë.

Trajneri Steven Gerrard po synon të ndërtojë një ekip të fortë në Rangers dhe pëlqen yllin shqiptar. Gjatë ditëve në vazhdim, priten zhvillime të reja rreth këtij transferimi.