Mjerimi në vendin tonë është ulur këmbëkryq dhe këtë gjë e tregojnë më së miri rastet e ardhura në redaksinë e JOQ Albania.
Gjatë ditës së sotme një qytetar ka nisur një video, ku shikohet se ç’mjerim ka rënë populli shqiptar. Pamjet e kësaj videoje tregojnë një grua që ushqehet me mbeturina në mes të rrugës.
Qytetari që ka nisur videon ka shkruar:
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama prej vitesh bërtet me të madhe se Shqipëria ka rilindur dhe se mirëqenia e shqiptarëve është rritur, do të duheshin ditë dhe mijëra faqe ndoshta për të shkruar të gjitha premtimet që ka dhënë ai.
Por siç kuptohet ato i ka marrë të gjitha era dhe shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës. Po po, vuajnë ata shqiptarë që nuk kanë pasur mundësi të ikin nga ky vend.
Kujtojmë këtu se vitet e fundit një numër i madh shqiptarësh e kanë braktisur vendin jo nga dëshira, por nga pamundësitë ekonomike.
Premtimet e Ramës kanë qenë vetëm fjalë boshe, pasi realitetin e tregon videoja që ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, pamjet e së cilës flasin më shumë se 1000 fjalë.