JOQ Albania
Home

Gjykata e detyroi t’i paguante rreth 6,000 paund burrit tradhtar, gruaja merr hak me ndihmën e bankës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/10/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, që u detyrua nga gjykata t’i paguante burrit të saj një shumë të caktuar parash, ka gjetur zgjidhjen perfekte për ta thënë ajo fjalën e fundit.

Brandi Lee, pasi nisi të kishte dyshime, zbuloi se ish bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar. Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli që ai e kishte tradhtuar me shoqen e saj.

Kështu, pasi nisën procedurat e divorcit, gjykata doli me vendimin se ajo duhej t’i jepte ishit të saj 5,800 paund.

Lee shkruante në një postim në Facebook:

Kështu një burrë me të cilin unë isha e martuar, bekuar qoftë zemra e tij, vendosi që të më bënte nderin më të madh në jetë dhe të flinte me SHOQEN e bashkëshortes së tij. Ajo grua ishte e ftuar në DASMËN time dhe më pa teksa mbaja  për dore dhe shihja në sy burrin që doja dhe i premtoja gjithçka, duke e ditur shumë mirë që flinin bashkë.”

Duke qenë se paratë duhet t’i paguante patjetër, ajo shkoi në bankë dhe kërkoi që ‘borxhin’ ta shlyente të gjithin me monedha.

Dhe pikërisht kështu bëri, zonjat tek banka ishin shumë të lumtura që e ndihmuan.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania