JOQ Albania
Home

E bujshme/ E konfirmon vetë Ibrahimovic: Po rikthehem në Spanjë!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 14:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse i ka mbushur 38-vjeç, Zlatan Ibrahimoviç vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe mjaft i kërkuar në merkato.

Ylli suedez ka mbyllur kontratën e tij në Amerikë me LA Galaxy dhe pritet të rikthehet sërish në Europë.

Në Serinë A, janë shumë ekipe që e presin me krah hapur, por duket se lojtari ka zgjedhur një destinacion tjetër.

Nëpërmjet një video të publikuar nga vetë Ibrahimoviç, paralajmërohet një transferim në La Liga.

Ai thotë:

Hej Spanjë! Gjejeni çfarë? Unë po kthehem”.

Në muajin janar janë gjasa të mëdha që Ibrahimoviç të luajë me një skuadër të njohur në Spanjë.